FIFA anulon miqësoren FC Shkupi – KF Besa

Ndeshja mes FC Shkupit dhe Besës së Pejës nuk do të zhvillohet të dielën, kjo ndeshje është anuluar pasi FIFA nuk ka dhënë pëlqimin që ky takim të zhvillohet.

Pas paraqitjes së ndeshjes në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), kjo e fundit ka bërë kërkesë të regjistrimit të ndeshjes në FIFA dhe UEFA si ndeshje ndërkombëtare, po me vendim të FIFA-s , është mësuar se KF Besa nuk mund të zhvilloj ndeshjen e paraparë miqësore kundër FC Shkupi te dielën në Shkup.

Arsyetimi i dhëne nga shtëpia e futbollit Botëror (FIFA) është se kombëtarja e Kosovës dhe asnjë klub nga Kosova nuk kanë të drejte zhvillimi të asnjë ndeshje të çfarëdo karakteri me klubet e dala nga ish -Jugosllavia.

UEFA ka nisur një shkresë zyrtare te FFM, e që kjo e fundit ka njoftuar edhe FC Shkupin, që më pas është njoftuar zyrtarisht edhe KF Besa.
Ndeshja e paraparë për tu zhvilluar ndërmjet FC Shkupi – KF Besa ka qene e lajmëruar në FFM zyrtarisht si ndeshje e karakterit miqësor. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button