Asani: Jemi të gatshëm për turneun e Stambollit

Klubi i mundjes “Tefejuz” nga Shkupi, këtë fundjavë do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. 

KM Tefejuz në këtë turne do të prezantohet me dy mundës, sipas fjaëve të trajnerit Rexhep Asani mësojmë se në tapetin e Stambollit do të dalin në duele Adem Ademi dhe Valon Rogaçi. 

“Mundësit tanë Adem Ademi dhe Valon Rogaçi janë maksimalisht të përgatitur për këtë turne dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë që nga fillimi. Për të marr pjesë në këtë garë duhet pasur licencë nga FILA”, tha Asani, duke shtuar se në këtë aktivitet do të marrin pjesë shumë shtete, në mesin e të cilëve edhe mundës nga Rusia, Bullgaria e Azerbajxhani. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button