Maqedoni: 800 gra në vit preken nga kanceri i gjirit

Për herë të 28- të, tetori shënohet si muaj botëror për luftë me kancerin e gjirit. 

Në Maqedoni rreth 800 femra në vit preken nga sëmundja e kancerit në gji, thonë nga Klinika për kirurgji torakovaskulare.

‘Secila femër mund të sëmuret nga kanceri në gji. Megjithatë ekzistojnë faktorë që risin rrezikun për zhvillimin e kancerit në gji tek disa femra. Në Maqedoni këtë vit është paraqitur edhe një paciente me kancer në gji e moshës 17 vjeçe, e cila është operuar. Është rritur numri i femrave me kancer në gji në dhjetë vitet e fundit, por fatmirsisht tani zbulohet më herët si rezultat i fushatave që organizohen pa nda’ thonë nga sektori për marrdhënje me opinion i klinikës.

Të dhënat statistikore tregojnë se çdo vit vetëm në Evropë zbulohen nga 321 000 raste të reja të kancerit të gjirit, kurse 124 000 gra vdesin nga kjo sëmundje. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ofroi një informatë, sipas së cilës pritet që shpeshtësia e sëmundjeve të kancerit të rritet me rreth 50 për qind deri në vitin 2020. 

Muaji tetor u shpall për muaj i luftës me kancerin e gjirit gjatë vitit 1985. Në vetë fillimin ideja është të popullarizohet mamografia si një mjet efektiv për zbulimin e herët dhe shërimin e sëmundjes së tmerrshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button