Clint Eastwood, 60 vjet karrierë (Video)

Regjisori dhe aktori 85 vjeçar Clint Eastwood ka 60 vjet në shiritin filmik. Lindur në San Francisko më 1930, Eastwood, djalë i një migranti është rritur në një mjedis të klasës punëtore.

Eastwood që në fillim kishte punuar si instruktor noti në ushtrinë amerikane në Kaliforni, filloi aktrimin si 25 vjeçar, më 1955, në filmin “Revenge of the Creature”, transmeton koha.net.

Në krijimtarinë e tij të larmishme gjeneratat më të vjetra e njohin për filmin “The Good, he Bad and he Ugly” ku Clint përgjatë dueleve nxjerr pistoletën nga xhepi, kurse gjeneratat e reja e njohin më shumë për filmin “Gran Torino” ku Clint nxjerr një çakmak nga xhepi i tij.

Filmi i fundit i regjisorit ka qenë “American Sniper”.

Lajme të ngjashme

Back to top button