Filmi i javës: La Vita è Bella (Video)

Filmi La Vita è Bella (ital. Jeta është e bukur) është një film komedi nga regjisori dhe aktori i famshëm italian Roberto Benigni. Në film bëhet fjalë për përvojat qesharake të personazhit kryesor Guido dhe familjes së tij hebreje në kohën e luftës së dytë botërore në Itali.

Skenë nga La Vita e Bella
Skenë nga La Vita e Bella

Filmi bazohet në një temë shumë serioze ndërsa atë e trajton në mënyrë qesharake dhe argëtuese. Në pjesën e parë të filmit, e cila ndodh pak para luftës së dytë botërore, Guido bie në dashuri me një vajzë që e takon të cilën e thërret “la principessa” dhe ai mundohet gjithë kohës të del në takim me atë. Ndërsa në pjesën e dytë, pasi që martohen dhe kanë një djalë 5 vjeçar, fillon lufta e dytë botërore dhe familja mundohet të mbijeton në kampet naziste të përqendrimit.

Filmi, i bërë në vitin 1997, mbahet si një nga filmat më të mëdhenj në gjuhë të huaj dhe ai i fitoi 3 oskarë, duke përfshirë çmimin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj dhe çmimin për aktor më të mirë, ku Roberto Benigni krijoi një nga momentet më argëtuese te Oskarët.

Portalb ju rekomandon ta shihni këtë film.

Lajme të ngjashme

Back to top button