Vuçiq do të rrëfehet para Bidenit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 shtator pritet të takohet në Uashington me nënpresidentin e SHBA-së, Joseph Biden.

Në një vizitë të re në Uashington, Vuçiq, javën e kaluar e ftoi Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Çështjet që do të diskutohen në Uashington do të jenë rruga evropiane e Serbisë, energjia, si dhe rasti i vëllezërve Bytyçi e djegia e ambasadës amerikane në Beograd pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Kujtojmë se Vuçiq është dashur të takohet me nënpresidentin amerikan gjatë muajit qershor, por takimi me Biden nuk u realizuar për shkak të vdekjes së djalit të nënpresidentit amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button