Eliminohet Maribori i Ibraimit, Dinamo dhe Ademi vazhdojnë tutje

Skuadra e Mariborit ka befasuar për të keq duke u eliminuar nga garat e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi shqiptar, Agim Ibraimi, është paraqitur nga minuta e parë, por me ekipin e tij nuk i rezistuan ekipit nga Kazakistani, Astana, duke humbur me rezultat 3:1. Astana është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3:2, pasi takimin e parë e pati humbur në Slloveni me 1:0. Astana tani do të takohet me ekipin nga Finlanda, Helsinki, ku luan shqiptari Erfan Zeneli. Futbollisti Ibraimi luajti 90 minuta dhe nuk arriti të shënojnë edhe një gol që do t’i jepte kualifikimin më tutje Mariborit.

Por nga ana tjetër kualifikim të sigurtë ka arritur Arian Ademi me Dinamo Zagrebin, të cilët kanë shënuar fitore si musafir ndaj ekipit Fola nga Luksemburgu. Ariani ka luajtur plot 90 minuta në rezultatin 3:0, ndërsa për kundërshtarë të radhës Ademi dhe Dinamo kanë ekipin e Molde.

Ju sjellim dhe të gjitha dyshet e xhiros së tretë të Ligës së Kampioneve:
Leh – Basel, Milsami – Skënderbeu, HJK – Astana, Seltik – Karabag, Steaua – Partizani i Beogradit, Midtjiland – APOEL, Makabi Tel Aviv – Viktorija, Dinamo Zagreb – Molde, Videoton – BATE, Red Bul Salcburg – Malme, Panatinaikos – Brizh, Jang Bojs – Monako, CSKA – Sparta Prag, Rapid – Ajaks, Fenerbahçe – Shahtjor. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button