Identifikohet autori i sulmit terrorist në Suruç të Turqisë

Forcat turke të sigurisë kanë konfirmuar identitetin e sulmuesit vetëvrasës i cili të hënën kreu sulm terrorist në Suruç, dhe bëhet fjalë për Seyh Abdurrahman Alagoz, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë hetimeve të deritanishme Alagos u identifikua si autor i sulmit vdekjeprurës, ndërsa në vijim është hetimi mbi kontaktet e tij brenda dhe jashtë Turqisë.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar dje se informatat paraprake të hetimit tregojnë lidhjet e sulmit me organizatën terroriste DAESH.

Ai porositi se forcat turke të sigurisë do të bëjnë gjithçka për të hedhur dritë mbi këtë rast dhe të vazhdojnë luftën e vendosur kundër terrorizmit dhe shtoi se nuk do të lejojë që Turqia të jetë në një situatë ku ndodhën vendet e Lindjes së Mesme.

Sulmi terrorist në qytezën Suruç në juglindje të Turqisë, është kryer të hënën. Në këtë sulm humbën jetë 32 persona, ndërsa në mesin e më shumë se 100 të plagosurve 20 persona akoma ndodhen në rrezik për jetën. Sulmi dyshohet se është vepër e vetëvrasësit me bombë i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes në oborrin e Qendrës së kulturës në qendër të qytetit, ky ishin tubuar anëtarët e shumtë të një shoqërie civile.

Lajme të ngjashme

Back to top button