Ahmeti: Situata e bllokuar me euro-integrimet rrezikon të arriturat e 2001-shit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në takimin me Komisionerën e Lartë të OSBE për komunitete, Zonjën Astrid Thors theksoi se pas vitit 2011 Maqedonia ka arritur përparimin në integrimin e komunitetit shqiptar, por nënvizoi që të gjitha këto të arritura po rrezikohen nga status quo-ja në drejtim të integrimeve EuroAtlantike.

Kryetari Ahmeti ka folur për specifikat e Maqedonisë dhe karakterit multietnik, duke thënë se nevojitet përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve midis komuniteteve që paraqesin shtyllën e stabilitet të shoqërisë.

Zonja Thors shprehu interesim për bashkëpunim të përafërt në afirmimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe pranueshmërisë së saj nga të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh prejardhjen etnike.

Duke folur për marrëdhëniet ndërfqinjësore, bashkëbiseduesit u përqëndruan në çështjen e emrit si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha me të gjithë fqinjët.

Lajme të ngjashme

Back to top button