Thirren dëshmitarët ose viktimat e gjuhës së urrejtjes që t’i paraqesin rastet

Me rastin e 22 korrikut, Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit dhe Hakmarrjes, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi i thirr të gjithë qytetarët që janë dëshmitarë ose viktima të incidenteve me gjuhë të urrejtjes që t’i paraqesin rastet e tyre, duke marrë parasysh se, siç cekin nga Komisioni, edhe diskriminimi paraqet motiv për vepra penale nga urrejtja.

– Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, si trup qendror, nacional për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe për promovimin dhe afirmimin e parimeve të barabarësisë, tolerancës dhe mosdiskriminimit, në kuadër të kompetencave të veta i thirr qytetarët që janë dëshmitarë ose viktima të incidenteve me gjuhë të urrejtjes që ta paraqesin incidentin në Komision – thuhet në komunikatën e sotme me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit dhe Hakmarrjes, 22 korrikut.

Me shpalljen e Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit dhe Hakmarrjes, qëllimi është që të aplikohet një ditë për njohjen e problemit me krimin nga urrejtja në Evropë, t’u jepet përkrahje viktimave, të konfirmohet përcaktimi për mbikëqyrje, zbatim të ligjit dhe për ngritjen e vetëdijes publike për veprat e tilla penale, që ato të dënohen dhe të pengohen.

Krim nga urrejtja, theksojnë nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, paraqet çdo vepër penale ku kryerësi është i motivuar për shkak të ndonjë karakteristike të viktimës, siç është raca, përkatësia etnike, religjioni, përkatësia politike, orientimi seksual, apo veti tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button