Turqia bllokon ‘Twitterin’, për të parandaluar transmetimin e  bombardimeve në Suruç

Turqia ka bllokuar qasjen në ‘Twitter’ për të penguar shpërndarjen e imazheve të bombardimeve vdekjeprurëse të së hënës në juglindje të vendit, raportoi “Agjencia Shtetërore Turke Anadolu”, transmeton rt.com.

Agjencia shtoi se imazhet janë përdorur nga aktivistët për të thirrur për protestë kundër qeverisë turke, për shkak të dështimit të saj për të parandaluar bombardimin.

Imazhet që tregojnë momentin e shpërthimit u bënë jashtë-ligjore në Turqi, me të gjitha faqet e internetit, duke përfshirë ‘Twitterin’, e urdhëruar për të hequr përmbajtjet e tilla.

LEXO: Sulm terrorist në Suruç të Turqisë, 27 të vdekur dhe 100 të palgosur

Bllokimi i mikroblogut, ‘Twitter’ u urdhërua nga një gjykatë lokale dhe u zbatua nga ofruesit turq të internetit. Ajo do të lancohet pasi të heq të gjitha imazhet, tha një zyrtar i lartë turk.

LEXO: Sulm i ri në Turqi, vriten dy policë

SHIKO: Video e shpërthimit në Turqi! (+18)

Shërbimi ‘Twitter’ në Turqi u pezullua për pak kohë edhe në prill, kur Ankaraja kërkoi largimin e imazheve të prokurorit të vrarë nga persona të armatosur./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button