Dorëzohet Shaqiri: Dua të luaj sërish në Bundesligë

Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara te Interi. Ylli kosovar pritet që të transferohet te skuadra gjermane, Schalke gjatë kësaj vere.

Ekipi nga Bundesliga i ka ofruar Interit 14 milion euro për reprezentuesin e Zvicrës, i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Roberto Mancini.

Kurse, ish lojtari i Bayern Munichut dhe Baselit ka folur fjalë të mëdha për Schalken, derisaka pranuar se dëshiron të rikthehet në Bundesligë.

“Schalke 04 është një klub i madh, ambicioz. Tani unë jam lojtar i Interit, unë kam një kontratë të gjatë me ta”, ka deklaruar Shaqiri për Sport1.de. “ Unë mund të them se të luaju sërish në Bundesligë është një nga qëllimet e mia”, ka theksuar Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button