Shëngjin, bllokohet rruga si pasojë e zjarreve

Rruga që lidh qytetin e Lezhës me Shëngjinin është bllokuar në orët e para të ditës së mërkurë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në rrugë.

Gurët kanë rënë në zonën e njohur si “Mali i Shëngjinit”, ku prej ditës së martë flakë të mëdha kanë djegur hektarë të masivit me pisha, raporton Top Channel.

Situata nga flakët vazhdon të mbetet e rëndë, ku më e goditur është zona e Knallës. Sipas shefit të PMNZSH-s, Agostin Perkolaj flakët rrezikojnë disa banesa, por edhe bote nafte. Ai tha se ka të dislokuara disa mjete dhe po përpiqen të evitojnë flakët.

Lajme të ngjashme

Back to top button