Çka duhet për një bel të hollë

Duke bërë disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit ju mund të shikoni ndryshime përsa i përket pjesës së belit.

Hani 5 racione fruta dhe perime çdo ditë pasi ju ndihmojnë të bini në peshë. Djegin yndyrën e tepërt dhe janë të ulta në kalori.

Mos hani mish- nëse dëshironi të keni bel të hollë, hani peshk në vend të mishit. Vetëm sigurohuni ta shoqëroni me perime peshkun, pasi kjo ndihmon në djegien e kalorive të padëshiruara. Shmangni çdo lloj mishi, salçiçe, proshutë etj.

Hani kos- kur është fjala për të pasur një bel të dobët, kosi është zgjidhja më e mirë. Nëse doni të hani kos frutash, përziejeni atë me manaferra dhe shijojeni. Rezultatet do të jenë të dukshme.

Konsumoni sa më shumë peshk- konsumimi i rregullt i peshkut ndihmon në djegien e yndyrnave të panevojshme.

E rëndësishme është të ushtroni fizikisht dhe të bëni gjumë të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button