Kryhet transplanti i parë bionik i syrit në botë

Kirurgët në Angli kanë kryer transplantin e parë bionik të syrit te një pacienti për shkak të humbjes së shikimit.

80 vjeçari Ray Flinn kishte degradim makular të thatë në retinë gjë që solli totalisht humbjen e shikimit qëndror.

Ai po përdor një implant që përcjell video imazhe nga një kamera në miniaturë në syzet e tij.

Ray Flinn tashmë ka mundësi të dallojë drejtimin e vijave të bardha në një ekran kompjuteri falë implantit në retinë.

Z.Flinn tha se ishte i kënaqur me operacionin dhe që shpreson se një ditë do të shohë mjaftueshëm për të dale për pazar apo për tu kujdesur për lulet në kopshtin e tij.

Operacioni i kryer në spitalin Royal Eye në Manchester, është i pari në të cilën është mundësuar një implant i tillë në këtë moshë që prek jo vetëm një pjesë të madhe të popullsisë të Anglisë, por në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button