Vdekja klinike

Prej sot Maqedonia është në vdekje klinike, me tension të gjakut 70/40 mmHg dhe puls 50/min.

Ky shtet nuk është në gjendje të funksionoj normal dhe nuk është autonom. Maqina e frymëmarrjes (lexo SHBA-të dhe EU) do të caktojnë parametrat vitale. Të kota janë lëvdatat e nacionaldemokratëve, nacionalistëve, ultranacionalistëve, shovinistëve që krekosen dhe festojnë ditën e pavarësisë të këtij shteti. Ky shtet është i mvarur.

Marrëveshja politike, sado që duket falso dhe e dyshimtë është një sfidë e re për shtetasit e shtetit në vdekje klinike. Tani hapet një kaptinë e re, një epizod i ri dhe për mendimin tim kërkon angazhim të çdo shtetasi me kapacitetin e vet intelektual pozitiv duke përjashtuar ata që mendjen e kanë te sulmet fizike, sharrjet publike dhe atyre më të këqinjëve, që shajnë me profile te mëshefura si kukuvajka që për mua jane burra me nji r, pra bura.

Zari u fug, hapni sytë dhe veshët. Përdorni trurin dhe jo muskujt. Të gjithë qytetarët të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë, joimponues dhe tolerantë, se demokracinë e kërkuam dhe e fituam me qotek e gjak, me laps dhe pushkë e të tregohemi falënderues ndaj atyre që për demokracinë dhuruan më të shtrenjtën – jetën, shëndetin, besa edhe familjen.

Ne shqiptarët, është e vërtetë se nuk jemi gjindur mirë në kështu situata, na mëson historia nëpër shekuj. Më para thoshin se s’kemi pasur te shkolluar. Situata ka ndryshuar, kemi plot të diplomuar me shkollë dhe pa shkollë, kemi përvojë politike dhe përvojë lufte. Tani kosolidimi i intelektualëve do të jetë i domosdoshëm. Intelektualët le të dalin definitivisht nga çajtoret e tymosura dhe le të japin kontributin e tyre të inkapsuluar diku në trurin e madh.

Unë angazhimin tim do ta japi me kampanjë pozitive dhe do të neglizhoj zhurmaxhinjtë deri në zgjedhje, pastaj shofim e bëjmë.

Unë i përkas rrymes të re të shqiptarëve në Maqedoni, Lidhja për Reforma-PDSH, ku do të shkrij të gjithë potencialin tim intelektual për të trasuar opcionin e tretë duke dalur nga gjendja bardh e zi.

Unë dua që me këtë akt ti tregoj femijëve të mi se babai i tyre ka pasur sens që përveç familjes të ngushtë ti siguroj ardhmëri të mirë edhe fëmijëve tjerë.

Bashkangjituni me mua, me neve, se mbas 24.04.2016, ankesat nëpër kafiteri, ndeje, zhurka, dasma, çajtore, facebook – nuk vlejnë e nuk do kenë kuptim.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mjafton qe po na jepni shprese ne kete gjendje qe jemi ! Une dua te ju besoj , por gjithmone kam pasur dhe kam nje rezerve ndaj cdonjeres parti . Sa per informate jam apartiake . Interesant kur nuk kam pasur besimin e plote te keto parti qe i kemi pasur. Per dallim nga keto Zotri Sela me jep nje fije shprese prandaj dua te besoj ne fjalet qe i thot ! Zoti i ndihmoft dhe e ruajt ne kete kohe te pa kohe!

  2. Te nderuar,
    Po nisem nga thenja e fjalise se fundit te z.Ilvije “Zoti i ndihmoft dhe i ruajt ne kete kohe te pa kohe ”
    Deshiroj te kuptohem drejte, Zoti i plotfuqishem na i ka dhene te gjithe gjymtyret ne trup te barabarte per te gjithe njerezit qe jetojne ne planet ,gjithashtu edhe masen fizike te trurit e kemi te barabarte si gjithe te tjeret ne planet , te gjitha keto te mira na i ka dhene per te qene ne shfrytezim per vete dhe per te tjeret , askush nuk na ka faj se ne nuk i perdorim si qe duhet , askush nuk na ka faj se prijesit politik shiten tek tjeret qe kane po te njejtat gjymtyre si keto si dhe po te njejten mase te trurit, por ata e shfrytezojne me teper trurin ne dobi te komunitetit te vet dhe ne dem te komunitetit tone . andaj eshte e rendesishme qe cdo individ te logjikoje me trurin e vet dhe te vendose per te ardhmen e femijeve te vet , disa njerez jetojne me mire, disa jo mire , disa keq disa shume keq disa tjere super mire dhe krejt kjo eshte ne mvartesi se sa e shfrytezojne ate qe ju ka fale Zoti te gjitheve nji lloj (trurin). Zoti na ka falur te gjitheve nji lloj per te perballuar jeten ,por ne te njeten kohe ne do te pergjigjemi per mekatet tona sic do te shperblehemi per punet e mira .Njeriu duhet te nngjitet larte e me larte por jo duke shkelur mbi kokat e tjereve ,gjithashtu mund te fitoje me pune por jo ne kuriz te tjereve duke vjedhur ,per sa i perket politikaneve qe shfrytezijne postet ne kuriz te popullit ( sic i din opinioni )ata gjithsesi do ta vjellin te gjithe pa perjashtim sepse kane pergjegjesi para Zotit , se pari duhet te kene turp para familjareve te ngushte pastaj nga familja e vete e gjere e me ne fund edhe para elektoratit .dhe ne duhet te dijme ti thumbojme ne cdo kohe me tallje dhe perbuzje per pasurine e vjedhur ne kuriz te popullit dhe ne saje te mashtrimeve te elektoratit .Kundershtaret dhe grabitqaret e kombit tone gjithmone kerkojne marioneta tek popullata e jone te cilat lehte i gjejne sepse ne radhe te pare jane jobesimtare , jo kombetare dhe hajdut , por ata bejne pune e tyre ne duhet te bejme tonen dhe duhet te shfrytezojme me teper ate qe te gjitheve na e ka fale Zoti nji lloj. eshte nji thenje e vjeter qthote ” cka do qe te beshtyshe larte ajo te bie ne fytyre ” me cdo kusht gjithkush duhet te injoroj pasaniket e krijuar nga politika duhet te kete djem dhe vajza guximtare qe te jua plas ne fytyre ti turperoj pasardhesit e politikaneve te pasur per pasurine e tyre me tallje qe te mund te binden politikanet e ardheshem te punojne ne interes te pergjithesm te kombit e jo per interesa meskine te tyre .Ne jemi vend i vogel dhe i njohim te gjithe andaj ju lutem filloni me talljen e femijeve te tyre ne cdo menyre qe politikanet e ardheshem ti druhen kesaj hajnie , se duhet ta dijne se do ta pesojne femijet . Shembuj te gjalle keni sa te doni nese doni te beni analiza , se si e kane pesuar njerezit e lig ,dhe se si asnjihere nuk e kane pesuar njerezit bujare (pamvaresisht nga pasuria )

Back to top button