Kompanitë pamundësohen të përpunojnë softver për këmbimin e të dhënave

Ligji për mbrojtjen e të dhënave është pengesa më e madhe e kompanive për të përpunuar softuerë elektronik për këmbimin e të dhënave. Kështu është shprehur sot Sllagjan Mihajllovski, kryetar i Odës ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese MASIT, i cili theksoni se firmat vendore janë të afta të përpunojnë softuerë por problemi është kufizimi i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

“Kompanitë kanë kapacitet për kyçje, por me siguri mungon komunikimi me vet institucionet shtetërore dhe arritshmëria deri te të dhënat. Gjithsesi problem paraqet edhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale sepse praktikisht ka involvim të të dhënave personale me të gjitha bazat e të dhënave që u nevojiten qytetarëve. Me këtë në ndonjë mënyrë kufizohet mundësia për krijimin e shërbimeve elektronike për qytetarët “, tha Mihajllovski në konferencën dyditore për programin e-Qeveri, që mbahet prej sot në Shkup.

Deri më tani nuk ka arritur asnjë ofertë në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë nga sektori privat për aplikacione me interes të partneritetit publik-privat, njoftoi ministri i dikasterit në fjalë, Ivo Ivanovski.

“Edhe krahas apelit që veçmë tre vjet e kam dërguar te kompanitë ende nuk ka arritur asnjë ofertë. Me partneritetin privat, nëse do të dëshironin kompanitë të investojnë shërbime që institucioni nuk është i gatshëm t’i ofrojë shërbimet elektronike për qytetarët, do t’i ofrojë subjekti privat me biznes model adekuat” tha Ivanovski duke bërë apel deri te sektori privat t’i shfrytëzojë të dhënat e hapura nga institucionet dhe të përpunojnë aplikacione të reja dhe servise me të cilat do të hapin model të ri të biznesit.

Por ai nuk u beson kompanive me përvojë për krijimin e këtyre aplikacioneve.

“Më së shumti interes shohim nga studentët dhe nga start-ap kompanitë të cilat ndoshta janë shumë më të sinqerta në ndërmarrjen e rrezikut me shfrytëzimin e këtyre të dhënave të hapura”, theksoi Ivanovski.

Programi e-Qeveri paraqet koncept të reformës së administratës përmes përdorimit të teknologjive informatike dhe komunikuese. Qëllimi është krijimi i shërbimeve më cilësore administrative dhe ndihmë për qytetarët dhe subjekteve afariste. 

Konferenca e-Qeveri është organizuar nga Oda ekonomike për Teknologji informatike dhe komunikuese MASIT në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ambasadës franceze në Maqedoni, Agjencisë për bashkëpunim ndërkombëtar teknik të ministrive franceze-ADETEF dhe Agjencisë franceze për promovim të eksportit-UBIFRANCE. 

Me përkrahjen e projektit të USAID-it për përparimin e investimit dhe eksportit, për kompanitë pjesëmarrëse në konferencë do të organizohen takime afariste me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit potencial mes kompanive të Maqedonisë dhe rajonit të Evropës Perëndimore. Në mënyrë shtesë, në konferencë do të organizohet edhe panel diskutim për asociacionet nga rajoni të cilat do të diskutojnë për eksportin e softuerëve dhe IT shërbimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button