Zjarr në Shëngjin, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

Situatë alarmante në malin e Shëngjinit në Lezhë nga flakët e zjarrit, të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe drejt banesave.

Flakët kanë nisur në vendin e quajtur Kenadha dhe janë përhapur me shpejtësi në brezin me pisha, ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era. Në rrezik janë banesat në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës.

Sipas burimeve të para, zjarri i cili ra fillimisht në një sipërfaqe mali, i është drejtuar shtëpive të banorëve, të cilët me mjete rrethanore po përpiqen ta neutralizojnë.

Policia bën me dije se zjarrfikësit e Laçit dhe të Mirditës po shkojnë drejt vendit të ngjarjes dhe është kërkuar edhe ndihma e helikopterit.

Lajme të ngjashme

Back to top button