Me sëpatë dhe pistoletë plaçkit çiftin nga Kërcova

Një çift i moshuar në Kërçovë ka qenë pre e një grabitje dhe rrëmbimi të armatosur nga persona të armatosur dhe të maskuar. 

Policia theksoi se grabitja e mbrëmshme ka qenë tmerruese, pasi tre grabitësit, dy prej të cilëve të armatosur me sëpata dhe njëri me pistoletë kanë tmerruar çiftin I.U  (66) dhe E.U.(61) në shtëpinë e tyre në Kërçovë. Siç bëhet e ditur grabitësit në dhomën e gjumit kanë marrë stoli ari, vlera e të cilave nuk bëhet e ditur. Ata poashtuduke kërcënuar çiftin, i kanë marrë një qafore ari, të cilën e ka pasë në qafë E.U (61).

Pas grabitjes nën kërcënim të çiftit, grabitësit e kanë braktisur shtëpinë dhe janë larguar me shpejtësi, duke ua mbyllë derën çiftit të grabitur nga jashtë.

Pjestarët e Stacionit të policisë në Kërçovë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me pjestarët e krim-teknikës, për të bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimit e kapjen e grabitësve për ti nxjerrë para organeve të drejtëssë, për veprën e rëndë penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button