Hungaria në shok, pritet që numri i emigrantëve të mbërrij në 300 mijë

everia e Hungarisë ka thënë se pret që numri i emigrantëve që kalojnë nëpër Hungari në vitin 2015 të jetë rreth 300.000, dy herë më i lartë se vlerësimet paraprake, raporton AP.

Ndërkaq, rreth 90.000 emigrantë kanë kaluar nëpër Hungari deri më tash në vitin 2015, transmeton Indeksonline.

Shumica e këtyre emigrantëve, Hungarinë e shohin vetëm si vend tranzit, pasi shumica e tyre vazhdojnë rrugëtimin për në vendet e tjera të BE-së. “Hungaria është bërë njëri prej vendeve më të ekspozuara ndaj emigrantëve ilegalë”, ka thënë shefi i zyrës së kryeministrit, Janos Lazar.

Ai poashtu ka theksuar se muri që është duke u ndërtuar në kufi me Serbinë duhet të finalizohet sa më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button