Durguti e fillon me fitore në Ankara

Edhe një pikë e re në ATP listën për tenistin e talentuar shkupjan, Besir Durguti, i cili e ka nisur me fitore. Tenisti shkupjan është pjesë e turnirit “Futures” i cili po zhvillohet në Ankara të Turqisë dhe që ka vlerë prej 10 mijë dollarëve.
Me rezultatin 6:2, 6:2 Durguti mundi tenistin nikoqir Ege Melih Azkara, teksa në meçin e dytë, të cilin do ta zhvillon të mërkurën, Durguti do të përballet me bartësin e parë të turnirit Aldin Cvetkiq, i cili në ATP listë është i radhitur në pozitën e 210.
“Jam i kënaqur nga loja dhe nga fitorja, edhe pse kisha vështirësi të adaptohem në klimën që ka Ankaraja, pasi lartësia mbidetare është 900 metra. Në meçin e dytë nuk do ta kem aspak lehë, kam një konkurrent shumë të fortë, i cili është bartësi i parë i turnirit. Por, do të provoj të jap maksimumin dhe të bëj befasi nëse më jepet rasti”, deklaroi për Portalb Durguti . / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button