Saliu: “Protestat janë të garantuara me Kushtetutë”

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet deputetes së sajë dhe nënkryetare e Kuvendit, Suzana Saliu, është prononcuar për protestat e djeshëm të gazetarëve. Ajo u mundua të përgjigjet në pyetjen nëse  pengimi i protestës së djeshme të gazetarëve, përbën shkelje të Kushtetutës.

“Nuk mund të jap ndonjë koment, është shkelur apo nuk është shkelur kushtetuta. Unë mendoj se dje është mbajtur protesta. Protestat janë të garantuara me Kushtetutën e RM-së dhe këtu nuk mund të bëj askush asgjë. BDI-ja është e gatshme në çdo moment që të japë kontributin më konstruktiv pa politizime për temat që kanë të bëjnë thellë me liritë dhe të drejtat e njeriut, aq më tepër që një vendim  gjyqësor ka ngjallur reagime të shumta në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm”, ka theksuar deputetja e BDI-së Suzana Saliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button