Han: Ka lëvizje sa i përket çështjes së emrit

Eurokomisari Johanes Han në një intervistë për Telma ka deklaruar se ende ekziston rreziku që Maqedonia të dalë nga Eurozona nëse nuk respektohet marrëveshja dhe plotësohen të gjitha ato për të cilat janë dakorduar partitë.

Ai apeloi te partitë se ajo që arritur si marrëveshje është vetëm fillimi i procesit dhe nuk është fund i procesit.

Han tha se nuk është stili i tij që të ndëshkoj dikë, nëse nuk implementohet marrëveshja por ka mekanizma të ndryshme që do ta monitorojnë procesin.

Ai gjithashtu mendon se ka lëvizje sa i përket çështjes së emrit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button