BE do ti kthejë me procedurë të përshpejtuar kërkesat e qytetarëve nga Maqedonia dhe Ballkani për azil

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian pritet që të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të origjinës së sigurt, çka nënkupton kthimin e shpejtë të azilkërkuesve.

Sipas EUObserver, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të krijuar një listë të BE për vendet e sigurta të origjinës.

Deri më tani shtete të tilla si Austria, Belgjika, Çekia, Gjermania, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Sllovakia dhe Britania kanë listat e tyre të vendeve të origjinës së sigurt.

Por ka dallime të mëdha se cilat vende do jenë në listë, çfarë kriteresh do përdoren për të përcaktuar një vend të origjinës së sigurt dhe se si aplikohet në praktikë kjo.

Komisioneri për Emigracionit, Dimitris Avramopoulos thotë se një koncept i gjerë i BE-së do të ndihmojë në trajtimin e kërkesave për azil.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur më shumë ballkanas kanë aplikuar për azil këtë vit sesa nga Siria, një vend në luftë.

Rreth 48.900 aplikime ishin nga Kosova, që mban rekordin, pasuar me 29.100 aplikime nga Siria.
Vendet e Ballkanit kanë nivel shumë të ulët të pranimit të aplikimeve. P.sh 31 mijë serbë kanë aplikuar për azil, por vetëm më pak se dy për qind e tyre kanë përfituar.

Nga aplikantët e Malit të Zi kanë përfituar vetëm 3 për qind.

Shqipëria ka shansin më të mirë me 7.3 për qind. Rreth 16.825 shqiptarë kanë aplikuar vitin e shkuar. Sivjet numri i tyre është shumë më i madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button