Gostivar, policia arrestoi banorin që kultivonte bimë të marihuanës

Ekipi i policisë të Gostivarit dje, me urdhër të gjykatës  ka bërë bastisje në shtëpinë e 34 vjeçarit D.S. ku ka gjetur 12 bimë të marihuanës kanabis sativa.

Siç njoftoi policia pas bastisjes, njëra nga saksitë me marihuanë u gjet në banjo, ndërsa 11 tjerat në oborrin e shtëpisë.

Bimët e marihuanës u konfiskuan nga ekipi i krimit-teknikës për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa D.S. u arrestua dhe u dërgua në paraburgim policor në Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të këtij rasti, do të ngrihet padi penale kundër D.S., thotë policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button