Linja liqenore për pasagjerë Pogradec – Ohër do të vijojë operimin në fundjavë dhe të mërkurave

Linja liqenore për pasagjerë Pogradec – Ohër dhe anasjelltas do të vijojë operimin përgjatë gjithë sezonit veror, kryesisht fundjavave, duke i ofruar mundësinë turistëve të dy vendeve të lundrojnë në brigjet e liqenit, njofton ATA.

Përgjatë muajit gusht, pritet që kjo linjë të fillojë operimin edhe ditëve të mërkura. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në qershorin e vitit të kaluar, u inagurua në Pogradec linja liqenore për pasagjerë Pogradec – Ohër dhe anasjelltas.

Linja, e destinuar për qëllime turistike, në periudhën qershor – shtator 2014, u frekuentua nga 1.114 pasagjerë. Edhe për këtë vit, linja vijon operimin, ku me date 28 qershor ishte udhëtimi i parë për këtë vit, ku në molin e Pogradecit, rreth orës 11.40, mbërritën 47 turistë me anijen “GALEB”.

Turistët, kryesisht suedez, gjerman, francez, kroat dhe maqedonas, pasi kaluan disa ore në qytet u larguan në drejtim te portit të Ohrit rreth orës 16.15. Anija “GALEB” mbërriti në molin e Pogradecit dy ditë më parë me rreth 70 pasagjerë të kombësive të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button