Sulmi terrorist në Suruç, trupat e pajetë drejt qyteteve ku kanë të afërmit e tyre

Trupat e të vrarëve që humbën jetën në sulmin terrorist të organizuar ditën e djeshme në qytetin turk në kufi me Sirinë, Suruç pasi iu janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore janë dërguar drejt qyteteve ku kanë të afërmit e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Trupat e personave të vdekur arritën mbrëmë vonë në spitalin shtetërorë të Gaziantepit nga ku kanë kaluar në një autopsi e detajuar. Më pas të vendosura në arkivolet përkatëse trupat e të vrarëve nga sulmi terrorist janë dërguar për në vendet ku kanë familjet e tyre.

– Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu vizitoi të plagosurit-

Ndërkohë sot Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu ka vizituar të plagosurit të cilët gjenden në spitalin Shtetërorë të Shanlıurfës. Pas vizitës tek të plagosurit në dalje të spitalit Kryeministri Davutoğlu ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Davutoğlu në fjalën e tij ka dhënë detaje mbi mobilizimin e policisë për zbardhjen e ngjarjes duke theksuar se janë afër një përfundimi në lidhje me identifikimin e personit që ka kryer këtë sulm. “Kemi bërë shumë për identifikimin e autorit. Presim verdiktin përfundimtarë. Mesa duket kemi të bëjmë me një person identiteti i të cilit akoma nuk është i ditur, e ka kryer këtë sulm me anë të vetëflijimit. Policia ka evidentuar disa lidhje të personit apo grupit përmes telefonatave që janë kryer. Po punojmë për të nxjerrë në pah lidhjet që ky person apo grup kishte në Turqi apo dhe jashtë vendit” ka thënë ndër të tjera Kryeministri në deklaratën e tij për mediat.

“Një i dyshuar është tashmë. Ngjarja duket se ka të bëjë me një sulm vetëvrasës dhe lidhjet shkojnë drejt DAESH-it” tha Davutoğlu dhe më tej thekson se Turqia nuk do ti përulet asnjë lloj terrorizmi apo tentative për destabilizim të vendit”.

“Gjatë pushtetit të AK Partisë  nuk është bërë asnjë lloj kompromisi me terrorizmin. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj lidhjeje as të drejt për drejtë dhe as në mënyrë të tërthortë më DAESH” tha Davutoğlu në përfundim të fjalës së tij dhe vuri në dukje që janë dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme që të merren masa të rrepta në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Lajme të ngjashme

Back to top button