Kritikohet ashpër kënga e re e Luanës me Getin (Video)

Ka pak orë nga lansimi i këngës së re nga Luana Vjollca në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe ashtu si shumë këngë të tjera të lansuara së fundmi, kritikat dhe komentet negative nuk munguan as kësaj radhe.

Telegrafi ishte i pari që zbuloi pjesë të tekstit, që ashtu siç e paralajmëruam, ai tekst edhe ishte në repturën e Getoar Selimit.

Por tash reperi nga Prishtina duket se ka zhgënjyer një masë të madhe të njerëzve, jo për repturën e tij – që “dorën në zemër” e shfaq nivelin e lartë të tij – por për faktin pse bëri duet me një këngëtare që nuk është ende e pjekur në këtë profesion.

Prezantuesja Luana Vjollca dhe vokali i saj arritën që të tërheqin vëmendje, por për aspekt negativ. Shumë komentues dhe fansa të muzikës kanë shprehur habinë se si Getoar Selimi pranoi të bashkëpunonte me Luanën, kur dihet se ai është një krijues natyral i hiteve dhe se tash një duet i tillë vetëm sa do ia humbte kredibilitetin, transmeton Telegrafi.

Natyrisht se këtu ka ndikuar ajo që është e dashura aktuale e Getoar Selimit, Marina Vjollca, që sigurisht se ka dashur t’i japë shtytje motrës.

Si do që të jetë, Telegrafi mëson se Getoar Selimi ka një duet tjetër të gatshëm, por tash me një reper, detajet e të cilit projekt do t’i zbulojmë në ditët në vijim.

E deri atëherë, ndoshta “TiranaLifestyle” do të arrijë numër të madh klikimesh, por vështirë se do t’ia dalë t’i bëjë ballë konkurrencës së madhe që ekziston këtë verë e që është e madhe brenda labelit Babastars, që Geti është lider, e mos të flasim për gjithë industrinë e muzikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button