Opozita siriane: Jemi lodhur nga premtimet

Kreu i Koalicionit Kombëtar Sirian Ahmed Al- Jarba tha se populli sirian është mërzitur me zotimet e vendeve të caktuara, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk pranojnë pjesëmarrjen në Konferencën Gjeneva II.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Londër, Al- Jarba deklaroi se vendimi përfundimtar për pjesëmarrje në Gjeneva II do të njoftohet nga Komisioni i Përgjithshëm i KKS-së gjatë takimit të saj të ardhshëm në fillim të nëntorit, i cili do të mbahet në Stamboll, transmeton mesazhi.

Në lidhje me negociatat me regjimin e Bashar al-Asadit, Jarba tha: “Ata kërkojnë nga net ë sheshim gjakun e dëshmorëve, por ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë.”

Al – Jarba refuzon të njohë regjimin Al -Asad dhe gjithashtu shprehu mosgatishmërinë e tij që të ulet në një tryezë ku do të marr pjesë edhe Irani, aleati kryesor I regjimit të Bashar al- Asad. Kreu i opozitës siriane tha se nëse Irani do të donte për të marrë pjesë në konferencë, atëherë ai duhet të jetë si pjesë e delegacionit të regjimit sirian.

Al – Jarba theksoi se ekzistojnë disa kushte që duhet plotësuar para fillimit të çdo diskutimi. Ai kërkoi themelimin e kalimeve të sigurta humanitare në disa zona, duke përfshirë zonat jugore të Damaskut si, Ghouta dhe Al- Sharqiya, si dhe Homs. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve femra dhe të mitur, si dhe dorëzimin e plotë e autoritetit të regjimit të Bashar Al- Asad.

Për të gjitha këto kërkesa, Jarba tha gjithashtu se kërkon një afat kohor të qartë dhe specifik.

Lajme të ngjashme

Back to top button