Zgjedhjet për president të ri të FIFA-s do të mbahen më 26 shkurt 2016

Drejtuesit e Organizatës Botërore të Futbollit FIFA njoftuan se kongresi i jashtëzakonshëm për zgjedhjen e president të ri të kësaj organizate do të mbahet më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga FIFA bëhet e ditur se Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin që kongresi i organizatës të mbahet më 26 shkurt, 2016 në Cyrih të Zvicrës, dhe në atë kohë të mbahen zgjedhjet për pasuesin e Sepp Blatter.

Kongresi i fundit i FIFA-s u mbajt më 29 maj, kur Blatter për të pestën herë u zgjodh për president të FIFA-s. Vetëm një ditë më parë kishte filluar një hetim, ku u arrestuan disa liderë të organizatës të dyshuar për korrupsion.

Skandali ka marrë përmasa globale, ndërsa presidenti i sapo zgjedhur Blatter, nën presionin e publikut dhe strukturës katër ditë më vonë njoftoi tërheqjen e tij nga detyra.

Lajme të ngjashme

Back to top button