Erdogan për sulmin terrorist në Suruçi: Dënoj ashpër ata që e kryen këtë egërsi

“Dënoj ashpër ata që e kryen këtë egërsi”, u shpreh Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur sot në qytetin turk kufitarë, Suruç ku humbën jetën të paktën 28 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan i cili ndodhet për një vizë në Qipron Turke me rastin e 41 vjetorit të festës së Lirisë dhe Paqes së këtij vendi ka komentuar sulmin terrorist të ndodhura në juglindje të Turqisë duke thënë se: “Për fat të keq sot në qytetin Suruç të Shanllıurfas rreth orës 13:00 sipas orës lokale ka ndodhur një sulm terrorist nga ku 28 qytetarë tanë kanë humbur jetën dhe ka shumë të tjerë të plagosur. Kjo ngjarje na ka zhytur në një trishtim të thellë. Në emër të popullit të Turqisë dënoj ashpër ata që e kryen këtë egërsi”.

Erdoğan për ngjarjen në fjalë ka reaguar gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij të Qipros Turke.

Në fjalën e tij gjatë kësaj konference ai nuk ka lënë pa përmendur edhe bisedimet për paqe mes dy Qiprove duke thënë se: “Jam i lumtur që shikoj se grupet teknike janë duke punuar shumë për të arritur një marrëveshje. Një marrëveshje e tillë duhet të arrihet në bazë të një barazie politike. Shpresoj që këto takime të vazhdojnë deri sa të merret një vendim përfundimtarë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button