Padi të reja kundër gazetarëve, interesi i mediave zvogëlohet

Sipas të dhënave të gjykatave themelore, në periudhë prej dy vjetësh, nëntor 2012 – dhjetor 2014, para 9 gjykatave themelore në Maqedoni (Gostivar, Veles, Strumicë, Manastir, Prilep, Shtip, Tetovë, Kumanovë, dhe Shkup 2), janë ngritur në total 520 procese gjyqësore për fyerje dhe shpifje, nga të cilat 74.4% kanë përfunduar, ndërsa 25.6% ende janë në zhvillim. Numri më i madh i këtyre proceseve gjyqësore për shpifje dhe fyerje mbahen në gjykatën themelore të Shkupit (328) 63%, ndërsa numri më i vogël mbahet në Tetovë (5) 0.96%, transmeton OJQ “Infocentar”.

Gazetaria mbetet profesioni më i paditur. Një e treta e proceseve gjyqësore në Shkup 2 në dy vitet e fundit kanë qenë kundër gazetarëve dhe punëtorëve në media. Nga këto, 75% kanë përfunduar, ndërsa 25% ende janë në zhvillim. Shqetësues është fakti që në vazhdimësi rritet numri i padive penale kundër gazetarëve. Në vitin 2015, 56% të proceseve gjyqësore në gjykatën themelore të shkupit kanë qenë kundër gazetarëve dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button