Prilep, treni e shkeli gruan për vdekje

Një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, e humbi jetën mbrëmë, pasi u godit nga një tren pasagjerësh që udhëtonte në relacionin: Veles – Manastir, raporton Kurir.

Siç njofton dhe Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:10, në stacionin e trenit në Prilep. Gruaja vdiq në vend.

Stacioni i policisë në Prilep, kreu këqyrje në vendngjarje. Po mirren masa për të vërtetuar identitetin e së ndjerës dhe zbardhjen e plotë të rastit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button