Rrëmbehen 4 shtetas italianë në Libi

Ministria e Brendshme e Italisë ka deklaruar se janë rrëmbyer katër persona në Mellitah, në brigjet e Mesdheut të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkurtër nga Ministria e Brendshme e Italisë thuhet se 4 italianët të cilët punonin në këtë rajon janë rrëmbyer dhe se ministria është duke e ndjekur nga afër këtë situatë. Në deklaratë thuhet gjithashtu se kjo ministri ka ngritur edhe një tryezë krize për rastin në fjalë dhe se janë në kontakt me familjarët dhe kompaninë në të cilën punonin katër italianët.

Italia ka mbyllur Ambasadën e saj në Libi më 15 shkurt dhe në po të njëjtën datë iu kishte bërë thirrje qytetarëve të saj që në rast se nuk e kanë shumë të nevojshme të lënë këtë vend.

Ndërkohë ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni i cili ndodhet për një vizitë në Bruksel ka thënë se lajmin për rrëmbimin e katër personave e kanë marrë mbrëmë dhe menjëherë kanë njoftuar familjet e tyre për rrëmbimin. Ndërkohë sot janë duke punuar fort për zgjidhjen e situatës ka deklaruar ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button