Zhernovski: Ndërtimi pa leje i selisë partiake të VMRO-DPMNE-së duhet të largohet

Kryetari i komunës së Qendrës, Andrej Zhernovski njoftoi se Qyteti i Shkupit dhe inspektori shtetëror së bashku me komunën e Qendrës do të presin shtatë ditë për të bërë inspektim të tarracës së selisë partiake të VMRO-DPMNE-së për ndërtim të paligjshëm.

“Thirrja për ta është për shkak se kam dëgjuar se bëhet fjalë për një lëvizje politike nga komuna, por ajo nuk është ashtu. Ne së bashku do të dalim dhe do të konkludojmë a është ndërtuar ajo në mënyrë të paligjshme ose jo. Përderisa nuk dalin të Qytetit të Shkupit dhe të inspektorit shtetëror të ndërtimit, atëherë ne atë do e marrim si konfirmim i konstatimeve tona”, tha Zhernovski.

Zhernovski sqaroi se nuk e kishin lejuar ekipin e inspektimit në selinë e partisë, por thotë se detyrimin e tyre ligjor ata duhet ta përmbushin, që është të penalizohet çdo ndërtesë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje, bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, dhe kjo duhet të hiqet”, tha Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button