Xhaferi: Analiza për MO-në do publikohet më 13 gusht

Analizën kualitative të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Sekretariati do ta zbardh në ditën e nënshkrimit të dokumentit, 13 gusht në një konferencë. Me këtë analiza e bërë nga ana e Sekretariatit do të servohet para opinionit.

Zv/kryeministri Musa Xhaferi ende nuk zbulon detaje nga përmbajtja e analizës, por ka drojë nga ngritja shtesë e tensioneve dhe ngarkimit edhe më të situatës politike.

“Ka pasur takim të Sekretariatit me shumë ministri dhe institucione dhe janë dhënë kahe se çfarë duhet të punojnë. Bisedojmë që për analizën të debatohet në konferencën e 13 gushtit ku dhe do jenë të ftuar edhe diplomatë. Nuk do kisha folur për përmbajtjen e analizës. Nuk e kemi publikuar për shkak të krizës politike. Konsideroja se nuk është momenti që në jehonën e krizës politike të publikojmë analizën për opinion”, ka thënë Xhaferi për “Dnevnik”

Lajme të ngjashme

Back to top button