DR shkarkon Haxhirexhën, kërkon përsëri Selmanin

Me arsyetimin se kryetari i DR-së Kastriot Haxhirexha ka qenë pasiv në drejtimin e organeve të partisë, Kryesia Qendrore e Demokracisë së Re (DR) ka njoftuar shkarkimin e ti nga posti i kryetarit.

Vendimi i tillë siç shkruan në njoftimin e DR-së është marrë pas disa muajsh pakënaqësi të madhe që ka pasuar periudhën e zgjedhjeve lokale, ku DR garoi në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)

Nga Kryesia kanë konstatuar se Haxhirexha nuk ka realizuar asnjë detyrim që kishte marrë, që nga emërimi i ti si kryetarë.

“Duke parë pasivitetin e tij të skajshëm në drejtim të organeve tjera të partisë, kemi konstatuar se edhe degët dhe nëndegët e gjitha njësive ku është e shtrirë partia, nuk kanë qenë aktiv”, thuhet në njoftimin e DR-së.

Komisioni shpreh mbështetjen e tij publike për rikthimin në krye të DR-së të themeluesit të saj, Imer Selmani.

Nga ana tjetër në një bisedë telefonike për Portalb, Haxhirexha ka mohuar se është shkarkuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button