Për Zaevin vendoset së shpejti

Gjykata Penale do të presë që nga e hëna, gjykatësi i Zaevit të kthehet nga pushimi dhe të vendos për shkeljen e masës së përkohshme, raporton Telma. Sipas masës së shqiptuar (të përkohshme) Zaev çdo të hënë duhej të paraqitej para një gjykatësi, por para dy javëve nuk u paraqit, duke njoftuar se ai nuk e njeh gjykatën dhe nuk do të vijë as në procedurat gjyqësore për rastin “Puç”.

Për këtë shkelje të vendimit të gjyqtarit, që ishte kusht për të mos përfunduar në paraburgim, gjykatësi nuk duhet të marrë një vendim menjëherë, sepse ligji nuk përcakton afatin për marrje të një vendimi.

Nga gjykata mbeten në qëndrimin se gjyqtari mund të pritet që të kthehet në vendin e punës, sepse as prokuroria dhe as mbrojtja e Zaevit nuk kërkoi përshpejtim të vendimit.

Nga gjykata shpjegojnë se ligjet dhe vendimet e gjykatave janë të detyruara të respektohen nga të gjithë ata, për të cilët vlejnë, dhe sidomos përgjegjësia personale duhet të jetë më e madhe për individë nga jeta publike dhe politike, të cilët duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e shtetit, për zbatimin e ligjit.

Seanca gjyqësore për rastin “Puç” dhe të akuzuarin Zoran Zaev pritet të fillojë më 5 gusht./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button