Banorët kundërshtojnë ndërtimin e murit në Hungari

Banorët e qytetit Tompa në Hungari, që jetojnë vetëm 500 metra largë kufirit me Serbi, kanë thënë se nuk e mbështesin ndërtimin e murit hungarez për ndalimin e emigrantëve që e kanë vërshuar Hungarinë kohëve të fundit. Në ndërtimin e këtij muri gjigand, i cili do të jetë 10 metra i gjatë, qeveria hungareze ka angazhuar forcat ushtarake dhe të burgosurit që detyrohen për punë në shërbim të komunitetit.

Hungaria është duke u përballur me emigrantë që vijnë nga Sira, Afganistani, Pakistani dhe Kosova për një kohë të gjatë. Ata lënë gjithçka prapa vete – shtëpitë, familjet, shoqërinë dhe vendlindjet e tyre – për të dalë në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani.

Tomica Merkoviq që jeton në Suboticë thotë se që të dy qytetet, Subotica dhe Tompa përballen me fluks të madh të emigrantëve.

Sipas tij, qytetarët hungarezë nuk mund t’i parashikojnë pasojat e ngritjes së këtij muri. “Ky mur nuk do të zgjidh asgjë, por do të shkaktojë vetëm probleme të reja. Emigrantët nuk mund t’i ndalojë një mur, ata do ta kapërcejnë atë dosido”, ka thënë Merkoviq.

Një banor tjetër i qytetit Tompa në Hungari, Tiber Uroi, ka thënë për Blic.rs, se do të dëshironte t’i ndihmonte emigrantët, por nuk mund të bëj asgjë, pasi edhe ai është vetëm një punëtor.

“E gjithë kjo, me siguri ka prapavijë politike që qytetarët e rëndomtë nuk mund ta kuptojnë. E kundërshtoj këtë mur, pasi që është vetëm një shpenzim i kotë. Emigrantët meritojnë trajtim më të mirë, dhe jo mure. Duhet të ekzistojnë pika kufitare për t’i kontrolluar ata”, ka thënë Uroi.

Lajme të ngjashme

Back to top button