Asteroidi i çmuar viziton Tokën

Nëse teknologjia e përfitimit të mineraleve nga asteroidët do të ishte mjaft e zhvilluar, të dielën do të kishim një dhuratë nga qielli. Bëhet fjalë për një asteroid me një gjerësi prej rreth 1 mijë metrash dhe lartësi prej 450 metrash, i cili do të kalojë të dielën fare pranë planetit tonë, transmeton TvKlan.

Asteroidi përmban një rezervë platini prej 90 milionë tonësh në bërthamën e tij. Shkencëtarët kanë përllogaritur se veç Platinit, që gjendet në sasi të mëdha, asteroidi mund të përmbajë edhe ar e metale të tjera të çmuara e të rralla. Ndaj dhe vlera totale e këtyre mineraleve mund të variojë nga 300 miliardë deri në 5.4 triliardë dollarë.

Asteroidi u zbulua nga “Golgstone Radar Observatory” në Kaliforni në vitin 2011 dhe prej atëhere është mbajtur nën vëzhgim. Distanca më e afërt me tokën që ai do të përshkojë gjatë rrugëtimit, do të jetë 2.4 milionë kilometra, 30 herë më pranë nesh se planeti më i afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button