Endacakët, një problem shqetësues në SHBA

Edhe pse SHBA-ja ka miratuar programe rehabilitimi për endacakët në vende të ndryshme të saj, kjo kategori personash vazhdon të jenë një problem shqetësues. Ndërkohë qytetet çadrat çdo ditë e më shumë po kthehen në një krizë. Numri në rritje i të pastrehëve përfshirë këtu edhe veteranët e luftës është një tjetër problem shqetësues në vend, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që në vende të ndryshme të botës qytetet çadrat hapen për shkak të problemeve të ndryshme si luftërat apo krizat ekonomike dhe ato të refugjatëve në SHBA, personat të cilët nuk mësohen dot me sistemin kapitalist janë shkak i shtimit të qyteteve çadra në këtë vend.

Sipas një statistike të Departamentit të Rimëkëmbjes dhe Strehimit të SHBA-së ky vend ka numrin më të lartë në botë të personave të pastrehë dhe atyre endacakë kur bëhet fjalë për gratë dhe fëmijët.

Sipas statistikave të Qendrës së të Pastrehëve dhe të Drejtave të Tyre (NLCHP), në vend rreth 3 milionë njerëz e provojnë ndjesinë e të qenit pa shtëpi nga të cilët 1 milion e 350 prej tyre janë fëmijë. Ndërkohë sipas raportit rreth 1 milion njerëz të cilët punojnë me ditë të plotë apo gjysmë dite nuk arrijnë të paguajnë shpenzimet e strehimit.

Një nga drejtuesit e Bowery Mission e cila ndodhet në rrugën Bowerly dhe u formua në vitin 1879,  Julian Padarath tha për AA se në mesin e të pastrehëve dhe endacakëve ka edhe profesorë apo persona që kanë mbaruar edhe Universitetin e Harvardit.

Padarath  thotë se Bowery Mission e ndihmojnë shumë shtetas të huaj veçanërisht ata të ardhur nga Turqia. Ai nuk lë pa përmendur këtu emra si Hamdi Ulukaya-n dhe kamionin e picave Hakkı Akdeniz të cilët çdo ditë janë krah tyre në ndihmën e të pastrehëve dhe endacakëve.

Në New York ka rreth 67 mijë endacakë, ku 22 mijë prej tyre janë fëmijë dhe është një tregues se në çfarë krize është kthyer ky fenomen atje.

Nëse në vitin 1990 në New York kishte 20 mijë endacakë në vitin 2000 kjo shifër arriti në 30 mijë, ndërkohë aktualisht ky numër ka arritur në 60 mijë. Në New York 57 përqind e personave që rrinë në qendrat e banimit të endacakëve janë me ngjyrë. 31 përqind janë latino-amerikanë, ndërsa 8 përqind e përbëjnë amerikanët e bardhë.

Ndërkohë shumica e endacakëve atje jetojnë me ushqimet e mbledhur nga koshat e plehrave ose me anë të donacioneve të ndryshme të personave apo shoqatave bamirëse.

Endacakët në SHBA zakonisht rrinë poshtë urave, në anë të rrugëve apo në kampet e strehimit, etj. Ndërkohë që në qytetet si Washington, Michigan, Kalifornia, New Jersey, Florida dhe Oregon ka rreth 100 qytete çadra të cilat shërbejnë për strehimin e endacakëve në këto vende. Për shkak të ngritjes së tyre pa lejet e nevojshme kushtet higjienike në to të lënë për të dëshiruar. Ndërkohë sipas institucioneve ndërkombëtare shumica e këtyre qyteteve çadrave janë në një shtypje të plotë nga qeverisjet vendore për shkak të mos pranisë së lejeve të nevojshme.

Në SHBA rreth 45 milionë njerëz pranohen si të varfër. Kjo për shkak të rënies së prodhimit dhe ikjes së në vende më të lira si Kina apo vende të tjera të lindjes.

Nga ana tjetër OKB në deklaratën për të drejtat e njeriut në rend global ka vënë në dukje mangësitë në këtë pikë në SHBA dhe i ka kërkuar kësaj të fundit të tregojë më shumë vëmendje dhe të bëjë më shumë përpjekje për arritjen e standardeve ndërkombëtare.

Ndërkohë administrata e Obamës në vitin 2010 ka hartuar një plan për zgjidhjen e problemit të të pastrehëve. Sipas planit deri në vitin 2020 synohet ulja e numrit të endacakëve. Për këtë administrata e Obamës ka akorduar edhe një fond prej 4 miliardë e 500 milionë dollarë.

Ndërkohë sipas një statistike të Departamentit të Rimëkëmbjes dhe Strehimit thuhet se deri në vitin 2014 numri i veteranëve të cilët konsiderohen si endacakë shkon deri në 49 mijë e 933 persona. Ndërkohë që shkaqet e kthimit të tyre në endacakë janë të shumta, ekspertët mendojnë se gjendja e tyre psikologjike pas kthimit nga vendet e konfliktit si Afganistani është  njëra prej tyre.

Në disa rajone të SHBA-së dhënia e ushqimeve endacakëve është e ndaluar. Një 90 vjeçar në Florida muajt e kaluar është arrestuar nga policia me pretendimin se ka ushqyer një endacak.

Ndërsa në Kalifroni ku temperaturat janë të larta dhe si rrjedhojë është një zgjidhje e endacakëve, parlamenti zonal ka miratuar një ligj ku parashikon dhënien e parave për një biletë kthimi për endacakët me qellim dërgimin e tyre drejt vendeve nga ku ata kanë ardhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button