Pacolli: Këto ditë kanë qenë vërtetë shumë të vështira për mua

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ​Behxhet Pacoli ka vizituar familjet e viktimave të kompanisë Mabetex, të cilët ditë më parë humbën jetën gjatë një aksidenti në Astana. Ai ka shkruar se asnjëherë nuk do ta harrojë këtë ngjarje tragjike.

Ja postimi i Pacollit në facebook:
Të dashur miq, të dashur kolegë dhe të nderuar përfaqësues të mediave.

Këto ditë kanë qenë vërtetë shumë të vështira për mua, për familjen time dhe të kompanisë Mabetex. Por më së shumti për familjet e viktimave në Astana, të cilet edhe personalisht i vizitova. Kjo ngjarje tragjike sigurisht që do të jetë me mua tërë jetën.

Me këtë postim dua vetëm të ju falënderoj shumë për mbështetjen e juaj në këto ditë të vështira. Për ngushëllimet dhe emocionet e juaja. Që ishit me mua, me familjet dhe me kompaninë time në këtë tragjedi. Gjithashtu falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, Kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm z. Thaçi për ngushëllimet e tyre.

I lutem Zotit që kjo mos t’i ndodhë askujt më. Dhe të lutemi se bashku për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Back to top button