Tetovë, nis “Vera e Kulturës Tetovare” ndërsa “Shtëpia e Artistëve” e lënë pas dore

Nga dita e hënë fillon “Vera Kulturore” 17 ditëshe në Tetovë, e finansuar nga Tirana e Prishtina. Programi është i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë ka të bëjë me ambientet e mbyllura, Teatri, Baleti, Filarmonia e Kosovës, koncertet sofistike do të jenë në Shtëpi të Kulturës apo te salla e Fakultetit të Arteve si dhe në Teqenë “Arabati Baba” dhe pjesa e dytë do të jetë në sheshin Iliria, raporton Alsat-M.
Ngjarja do të fillojë me komedinë Tranguilat të Teatrit “Dodona” nga Kosova në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, ndërsa pas tij do pasojë debati mbi botimin e ri të autorit Bardhyl Mamuti, “Mashtrimi i madh”. Alban Skenderaj do të promovojë albumin “Tingujt e jetës” ndërsa përveç tij pritet të marrin pjesë edhe Elhaida Dani, Minatorët, Gjuzepe Gjibali, Anila Hoxha Gjermeni e shumë të tjerë. Thirrja në Facebook.

Por nga ana tjetër, jo vetëm që Ministria e Kulturës nuk e ka ndihmuar pothuajse aspak “Verën kulturore”, por objekti i “Shtëpisë së Artistëve” në Tetovë është akoma e lënë në mëshirë të kohës. Shtëpia e nisur që në vitin 2009 jo të rinovohet, por vazhdon të dëmtohet për shkak të motit, raporton i njëjti burim.

“Ky mandat i kryetarit të komunës dhe këshillit komunal pra në pjesën deri kur ne është dashur të durojmë shkaku i borxheve që komuna ka pasur deri më tani, dhe e kemi bë atë durim në optimum, mirëpo tani radha është që komuna me veprim konkret të na ndihmojë që së paku këtë verë të përfundojë karabinaja e kësaj shtëpie”, tha Nevzat Kica, Kryetar i SHAF(Shoqatës së Artistëve figurativë të Tetovës).

Ndërsa Lume Hyseni, Zëdhënëse e komunës së Tetovës, tha: “Komuna në buxhetin e vet ka parashikuar mjete për artin dhe kulturën dhe ne jemi duke punuar në drejtim të realizimit të projektit “Art House” të shoqatës së Piktorëve të Tetovës”./ Portalb.mk

Programi i "Vera e kulturës tetovare"
Programi i “Vera e kulturës tetovare”

Lajme të ngjashme

Back to top button