Lopët italiane në siklet, i vëndosin vende me dushe dhe të klimatizuara

Fermerët italianë janë duke instaluar dushe dhe klimë në stalla dhe hangarë, për t’iu mundësuar kafshëve të freskohen në të nxehtin përvëlues të verës, tha një grup i bujqëve të enjten, raporton Huffingtonpost.com.

Kafshët e fermave në Itali, veçanërisht në zonën qendrore të tokës së njomë bujqësore përreth lumit Po pranë Milanos, janë nën stres derisa temperaturat po shënojnë rritje në 40 gradë Celsius, në korrikun e nxehtë për më shumë se një dekadë.

“Situata është shqetësuese, veçanërisht në Luginën Po që ka përqëndrimin më të lartë të hambareve që janë paisur me ventilatorë, dushe të vogla dhe klimë për të qetësuar lopët dhe derrat”, tha grupi bujqësor “Coldiretti”.

“Lopët italiane kanë prodhuar 50 milion litër më pak qumësht se zakonisht në 15 ditët e para të muajit dhe pulat kanë bërë 5-10% më pak vezë”, tha grupi në një deklaratë.

“Coldiretti” tha se gjendja është përkeqësuar me ardhjen e një fenomeni anticiklon të motit të  njohur si “Charon”, të quajtur sipas punëtorit ferriboti në mitologjinë greke, i cili i orientonte të vdekurit përreth lumit, që ndan botën e të gjallëve dhe të vdekurve.

Derrat e djersitur po vuajnë gjithashtu, tha “Coldiretti”, duke shtuar se ata e humbasin oreksin e tyre në temperaturë mbi 28 gradë dhe fillojnë të hanë deri në 40% më pak se zakonisht.

Janë marrë masa kundër lagështisë dhe sistemet e koritave të pijshme po punojnë jashtë orarit, për t’u dhënë disa prej kafshëve të etura deri në 140 litra ujë në ditë, në krahasim me 70 që pijnë në mot të freskët./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button