Lacazette mbetet në Lyon

Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette ka insistuar se ai nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e tij.

Ky është një lajm i keq për skuadrat si Liverpool, Arsenal dhe PSG, të cilat shpresonin që do të nënshkruanin me sulmuesin francez.

“Dëshiroj tu tregoj të gjithë që mendojnë se unë me kokë jam dikund tjetër se ende jam këtu. Tashmë e kam thënë se dua të vazhdoj me Lyonin”, tha Lacazette gjatë një konference për media.

“Kam treguar se jam plotësisht i përkushtuar. Është futbolli që më intereson dhe jo paratë. Shpresoj se do të kem një sezon të mirë”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button