Miratohet plani urbanistik për Bit Pazarin

Pas dy muaj pritjesh Kadastra e Shkupit ka miratuar ndryshimet e Planit detal urbanistik për Bit Pazarin. Me këtë, fillon procedura e rikonstruksionit të këtij objekti. Komuna e Çairit për 28 korrik ka caktuar seancën në të cilën do të shqyrtohet projekt-plani. Ngecja në Kadastër, por edhe kompleksiteti i projektit kontribuojnë që ai të realizohet me një dinamikë më të ngadaltë, njofton Alsat-M.

Pas miratimit të projektit , fillon procesi i rinovimit të tregut. Procedurat ligjore ose gjashtë fazat e mbetura duhet të përfundojnë në afat prej dy muajsh që më pas të fillojnë punimet.

Mexhiti thotë se edhe pse tregu është pronë private, por kryen shërbim publike, ndërsa organizimi i tregjeve të gjelbërta është nën kompetencë të Qytetit dhe të komunave, megjithatë ekziston koordinim me ndërmarrjen dhe se “Skopski Pazar” ka paraparë mjete nga buxheti për realizimin e këtij projekti. Planifikohet që procedurat ligjore të mbarojnë më 15 shtator, ndërsa më pas Këshilli i komunës do ta zbatoj planin detal urbanistik për Bit Pazar.Pas kësaj do të rregullohen disa elemente të planit, se si do të duket objekti dhe ndërtimi do të filloj më vonë, deri më 15 tetor këtë vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button