Tetovari krijon makinë me energji elektrike

53 vjeçari, Qerim Loki i cili me profesion nuk është inxhinier i makinerisë apo elektrikes, por një mekanik i aparateve televizive ka ndërtuar makinën me energji elektrike, transmeton Alsat-M.

“Me profesion jam tv-mekanik, por kisha dëshirë dhe si hobi e kam pas ta mbaroj një veturë të këtillë. Një vit një vit e gjysmë më ka shkuar deri sa e kam kompletuar, për shkak të pjesëve që nuk mundesha t`i gjej dhe për këtë më ka shkuar më gjatë”, tha Qerim Loki, ideator i makinës.

Makina punon me energji elektrike me10 akumulatorë, të cilët mbushen për rreth dy orë. Makina arrin një shpejtësi prej afro njëqind kilometra në orë dhe ka katër marshe, ndërsa për ti kaluar 100 kilometra, e njëjta harxhon vetëm 21 denarë energji elektrike. Loki thotë çdo makinë mund të konvertohet në elektrike nga ajo konvencionale, vetëm se kërkon pak kohë gjetja e pjesëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button