Ivanov në Kinë, shfaqet interes për investime në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës punuese në Kinë, në Çengdu, në provincën Siçuan, realizoi takime me udhëheqësitë e dy kompanive të mëdha të interesuara për bashkëpunim me Maqedoninë. Në takimet mori pjesë edhe minsitri pa resor i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Xheri Naumof. 

Bëhet fjalë për Donfeng Ellectronic Corporation, njëra nga kompanitë më të mëdha në planin global e cila prodhon pjesë për hidro, termo, bërthamore dhe centrale me erë dhe China Railway engeneering group, të cilat tashmë ishin në Maqedoni, në takime me përfaqësuesit qeveritar. Udhëheqësia e kompanisë Donfeng Electronic, lajmëroi raportuesi i MIA-s, shfaqi interesim për mundësitë për investim në Maqedoni në hidro, termo dhe burime alternative të energjisë, si mulli me erë, kolektorë solar për projekte dhe plane të mëdha energjetike. 

Gjithashtu, u interesuan edhe për volitshmëritë për investim në zonat e lira ekonomike me qëllim të ndërtimit të fabrikës për pjesë dhe eventualisht kolektorë solar. Më pas, paralajmëruan edhe vizitë të shpejtë në Maqedoni. 

Ekipi menaxhues i China Railway tregoi interesim për investim në projekte të mëdha infrastrukturore, si hekurudha dhe gazifikimi, ndërsa treguan interesim edhe për zonat e lira ekonomike. 

Është arritur marrëveshje që së shpejti, nikoqir i tyre në Maqedoni të jetë Xheri Naumof, në mënyrë që prej së afërmi t’i shohin zonat e lira ekzistuese, por edhe mundësitë për ndërtim në zonë të lirë ekonomike të re vetëm me kompani kineze. 

Paraprakisht, presidenti Ivanov dhe minsitri Naumof në Çengdu e vizituan edhe bazën për prodhim të automobilave të Geely Automobile Holdings, e cila prodhon “volvo”.

Lajme të ngjashme

Back to top button