Stema shqiptare në librin e Der Adel von Kroatien und Slavonien të dr. Bojniçiqit

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit (FOTO)

Qysh heraldike kroat Ivan Labasha (1783—1849) i ka studiuar stemat e fisnikërisë kroate. Pas vdekjes së tij ngeli dorëshkrimi i pambaruar. Në bazë të këtij dorëshkrimi Ivan Vojniçiq e përpunoi veprën e tij, Der Adel von Kroatien und Slavonien, Nürnberg 1896 në dy vëllime. Të gjitha këto stema i botoi në koleksionin e njohur gjerman Siebmacher’s grosses und allgemeines Wappenbuch Band IV, Abt. 13. Ai atje botoi afro 2,500 stema kroate,[1] midis të cilave janë edhe dy stema shqiptare – e Kastriotit dhe e Dukagjinit.

Stema e Kastriotit gjendet në tabelën 59 të vëllimit të parë, e teksti ku jepen shpjegime për stemën është në faqen 84. Stema nuk është me ngjyrë (fig. 25), por ngjyrat janë shënuar me vija. Mburoja është trekëndëshe me ngjyrë të verdhë të artë në të cilën gjendet shqiponja dykrerëshe e zezë me dy kurora mbi krerët. Mbi kre-

rët e shqiponjës gjendet një trekëndësh i vogël i kaltër që në mes ka yll gjashtëkëndësh. Mbi stemë është vizatuar mirë helmeta me zeladë të vjetër, e rrethuar me japonxhë ngjyrë të zezë e të verdhë. Mbi japonxhë ka kurorë e në të shqiponja e kuqe dykrerëshe me kurora të vogla mbi krerët e shqiponjës. Mbi stemë shkruan: “Kastriottich (Kastriotic)”.

Stema e dytë është e Dukagjinit. Ajo gjendet në tabelën 31, e shpjegime të stemës ka në faqen 42 të vëllimit të parë. Stema nuk është me ngjyrë, por ngjyrat njihen qartë me vija. Mburoja varjaze është e verdhë, e shqiponja e zezë e kthyer në të majtë me kurorë mbi kokë (fig. 26). Mbi mburojë ka një helmetë të vjetër me japonxhë. Japonxha është e zezë me fletë të zgjeruara dhe me kurorë të vogël mbi kokë. Mbi stemë shkruan: “Ducaginovich (Dukadzinovic)”.

Këto dy stema janë të ngjashme me stemat e përmendura të Kastriotëve e të Dukagjinit nga koleksionet ilire, vetëm se këtu janë modernizuar pak më shumë. Në stemat ilire ka drapërinj, kurse këtu japonxhe të gjerë dhe këto janë modernizuar në frymën e heraldikës gjermane të shekullit XIX.

III. Analiza heraldike e stemave shqiptare

Ndarja e stemave

Stemat shqiptare që janë parashtruar këtu si dhe të tjerat që autorët nuk i kanë të njohura, e sigurisht të atilla ka, mund të ndahen në mënyra të ndryshme.  Ato mund të ndahen sipas asaj se kujt i takojnë, respektivisht sipas përkatësisë së përgjithshme, në:

  1. Stema familjare-private. Këtu bëjnë pjesë stemat e familjeve të ndryshme dhe të fiseve, pa marrë parasysh nëse ato i kanë takuar fisnikërisë feudale, kishtare apo qytetare. Familja ose fisi e ruan, e shpesh edhe vdes për nderin e stemës së vet. Stemat familjare janë të trashëguara dhe sa më e vjetër të jetë ajo, aq respekt më të madh gëzon familja. Stemat familjare u dukën më herët dhe shpesh u shërbenin si vulë personave të asaj familjeje. Stemat familjare-private shqiptare nuk janë studiuar sa duhet ende. Me siguri dihet se ekzistojnë ato të familjes Kastrioti dhe Dukagjini, për të cilat do të bëhet edhe më shumë fjalë.
  2. Stema të organizatave shoqërore. Këtu hyjnë stemat e cehërave të ndryshme, të zejeve, korporatave, shkollave, bibliotekave e të tjera. Stemat e këtyre organizatave shoqërore shpesh kanë shërbyer dhe si vula të tyre për ç’shkak bëhet edhe njëfarë përzierje me sfragistikën. Ekzistojnë stema të organizatave shoqërore shqiptare, por edhe ato deri tani nuk kanë qenë objekt studimesh sistematike.

Ka edhe një ndarje tjetër të stemave që është më e shpeshtë e më e thjeshtë, e kjo është ndarja në bazë të parimit territorial. Në këtë ndarje është negative që fshihet ndryshimi shtresor, por pozitive është se zbulohet ndryshimi territorial e etnik:

1.Stema qytetesh. Stemat e qyteteve paraqiten me forcimin ekonomik të qyteteve dhe me çlirimin e qytetit prej varësisë feudale që nisin në gjysmën e dytë të shek. XIII dhe në gjysmën e par të shek. XIV. Stemat e qyteteve nuk guxonin t’i kenë shenjat feudale si ishin helmeta, japonxha etj., por në vend të tyre në mburojë kishin bedenë qyteti, dyer lëvizëse qyteti, kulla, e si emblemë gjymtyrët e padronëve ty qytetit, kishat e qytetit, urën e qytetit ose ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme të qytetit. Si emblemë i stemave të qytetit shpesh shërbente ndonjë vegël ose armë që ka qenë tipike për prodhimtarinë e atij qyteti. Stemat e qyteteve simbolizojnë kufijtë e një qyteti.

Këtu nuk është dhënë asnjë stemë qyteti shqiptar, por nuk ka dyshim se të atilla sigurisht ka, për shkak se në mesjetë qytetet bregdetare shqiptare kanë luajtur rol të rëndësishëm historik, kishin statute të veta dhe shpesh ishin nën pushtetin e feudalëve evropianë (normanëve, anzhujve, Venedikut, Austrisë). Ata kanë bartur atje me siguri zakone heraldike e sipas asaj qytetet shqiptare, posaçërisht Durrësi, Vlora, Shkodra etj. sigurisht kanë pasur stema të veta qyteti, por këto nuk janë studiuar e hulumtuar sa duhet akoma.

  1. Stemat provinciale ose krahinore. Provincat e krahinat e veçanta kanë pasur stema të veta. Si emblemë i qyteteve provinciale paraqitet më së shumti pjesa e natyrës me të cilën gjë cilësohet ajo krahinë, si për shembull: stemë e Sllovenisë është shqarthi midis dy lumenjve, d.m.th. midis Savës dhe Dravës. Stema provinciale janë stemat e Istries, Shtajerskës, Korushkës, Kranjskës, Megjumurjes, Dalmacisë etj. Derisa stemat e qyteteve janë paraqitur prej shek. XIII e XIV, stemat provinciale u paraqitën prej shek. XV e këndej. Stemat provinciale i simbolizojnë kufijtë e disa krahinave, provincave, e kanë kuptim gjeografik. Ka vetëm një stemë të vetme provinciale shqiptare, kjo është stema e Epirit (fig. 27). Stema të tjera provinciale shqiptare nuk ekzistojnë. Nuk ekzistojnë për shembull, stema të krahinave të Matit, Malësisë etj. Stema e Epirit ekziston për shkak se në mesjetë Epiri ka qenë shpeshherë shtet i veçantë feudal, kurse Mati dhe Malësia nuk kanë qenë.

Stema e Epirit gjendet në Stematografinë e Pavle Riter Vitezoviqit dhe të Zhefaroviqit. Stema e Epirit ka mburojë me formë spanjolle. Si emblemë ka qen të kuq në fushë të bardhë. Mbi mburojën ka kurorë mbretërore, si kanë të gjitha stemat territoriale e provinciale. Nën stemë në gjuhën kishtare sllave të vjetër shpjegohet domethënia e stemës. Ky shpjegim është në vargje si mund të shihet në fotografi.

  1. Stema shtetërore. Stemat shtetërore kanë rëndësi politike dhe përfaqësojnë kufijtë shtetërorë të një shteti. Stemat shtetërore janë dukur pas stemave familjare, të qyteteve, të provincave. Në krahasime të tjerat, stemat shtetërore janë shumë të paqëndrueshme, e shpesh ndryshojnë. Në mesjetë stema e një dinastie.
    VAZHDON


[1] Bojnicic, Der Adel, 42 e 84.

Lajme të ngjashme

Back to top button