Kuba të hënën hap Ambasadën e saj në Uashington

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të hënën do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Kubës Bruno Rodriguez, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i dy liderëve do të mbahet në ditën e hapjes së Ambasadës së Kubës në Uashington, një tregues i rëndësishëm i rihapjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pas ftohjes që zgjati disa dekada.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara (SHBA) pritet të hapin një ambasadë në Kubë dhe pritet që Kerry të marrë pjesë në këtë ngjarje solemne.

Tashmë të hënën në mëngjes në hollin e Shtëpisë së Bardhë do të fillojë të valëvitet flamuri i Kubës, së bashku me 150 flamujt e vendeve të tjera.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba në vitin 1961 ngrinë marrëdhëniet diplomatike, marrëdhënie të cilat janë përmirësuar këtë vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button